Kronika 6 October 2025, 20:03 Nga VNA

Konflikti për pronën në Shkodër, banorët e pallatit: Gjon Shkambi na ka kërcënuar me armë disa herë, policia nuk ka ndërhyrë

Ndaje në Whatsapp
Konflikti për pronën në Shkodër, banorët e pallatit:

Banorët e pallatit për të cilin ishte në gjyq Gjon Shkambi thonë për mediat se ky i fundit i ka ardhur herë pas here me armë zjarri duke i kërcënuar dhe policia nuk ka ndërhyrë.

Ata pretendojnë se familja Shkambi nuk ka prona të trashëguara në Shkodër.

“Tash, Gjon Shkambi ka ardhur vjet këtu i armatosur, tek kjo shpia këtu pasi i zoti ka qenë në Itali, i kena dalë ne për zot nuk e kemi lënë me i thy. Ka ardhur i armatosur. Ka ardhur policia i kemi thënë ka armën në makinë, edhe nuk ka shku policia as ta arrestojë as ta mbajë asnjë ditë brenda. Gjon Shkambi ka ardhur i armatosur aty, ne i kemi thënë policisë shikoje e ke të armatosur. Edhe fajin e ka shteti. Nuk ka asnjë pronë se ne e kemi marrë tek AKP, agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, se Gjon Shkambi nuk kanë pronë në Shkodër”, shprehet një nga banorët.

Konflikti prej disa vitesh mes Gjon Shkambit dhe familjeve që banonin tek ndërtesa, përfunduan ditën e sotme me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e Rakip dhe Ervis Kurtaj. Autor i kësaj ngjarjeje Elvis Shkambi, është djali i Gjon Shkambit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme