Kronika 7 September 2025, 14:24 Nga VNA

Konflikti mes fqinjëve në Durrës përfundon me dy të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Konflikti mes fqinjëve në Durrës përfundon me dy të

Mesditën e së dielës, në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, një përplasje mes dy familjeve ka përfunduar me dy persona të plagosur. Mësohet se dy familjet, të cilat banonin pranë njëra-tjetrës, u përfshinë në një konflikt fizik dhe si pasojë, dy persona mbetën të plagosur.

Ata u dërguan në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ku njëri prej tyre ishte goditur me thikë, ndërsa tjetri kishte marrë dëmtime nga sende të forta.

Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po kryen ndjekje për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku që çoi në këtë përplasje mes familjeve.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme