Kronika 16 August 2025, 09:53 Nga VNA

Konflikt në Mollaj të Korçës ku u plagos 28-vjeçari me thikë, pesë persona në pranga

Ndaje në Whatsapp
Konflikt në Mollaj të Korçës ku u plagos 28-vjeçari

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së premtes fshatin Mollaj të Korçës, ku një konflikt për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e rëndë të një 28-vjeçari. Sipas burimeve zyrtare, i riu u godit me thikë nga një 41-vjeçar, i cili u arrestua pak pas ngjarjes. Autori, që mbeti gjithashtu i dëmtuar gjatë përplasjes, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e Policisë së Korçës, të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë, zbardhën dinamikën e plotë të konfliktit. Pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja treguan se katër shtetas të tjerë ndërhynë menjëherë pas plagosjes për të ndihmuar 28-vjeçarin, por në bashkëpunim me njëri-tjetrin sulmuan autorin duke e goditur me grushta dhe duke i shkaktuar plagë në kokë e trup.

Në pranga ranë: I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç dhe B. S., 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mollaj, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim. Ndërkohë, 41-vjeçari Q. akuzohet për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si prova materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë), një aparat celular dhe pamjet filmike. Materialet procedurale tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë së Korçës për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme