Kronika 31 January 2026, 10:18 Nga VNA

Konfiskohen llogaritë bankare të “Dentistit”, Sajmir Alimehmeti u dënua për vepra terroriste në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Konfiskohen llogaritë bankare të “Dentistit”, Sajmir

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e shumës prej 220 mijë euro në llogaritë e familjarëve të shtetasit Sajmir Alimehmeti, i cili është dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste. Nga hetimet rezultoi se Alimehmeti është i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, pasi rezulton se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshira në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rremë për t’u pajisur me pasaportë.

Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., në Shqipëri po hetohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa hetimet mbi procedimin pasuror nr. 8 të vitit 2025 nisën nga informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Ky shtetas është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta, të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite. Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë dhe kursimet, por nuk kanë dokumente që të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme, si dhe fakti që këto pasuri nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.

Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e këtyre llogarive bankare, pasi vlerat nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, por janë produkt i veprimtarisë kriminale.

Profili i Alimehmetit

Në vitin 2019, një gjykatë në New York dënoi me 22 vjet heqje lirie Sajmir Alimehmetin, i cili synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Nga hetimet rezultoi se që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.

Sipas Zërit të Amerikës, Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan, ishte arrestuar në vitin 2016. Një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku ai kishte luajtur video ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve.

Alimehmeti i kishte thënë agjentit të fshehtë se “ai dhe vëllai i tij kishin pasur në plan të udhëtonin nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por vëllai ishte arrestuar”.

Ai kishte qenë në vëmendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri. Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën. Sipas FBI-së, ai mendonte se përdorimi i pasaportës së vjetër me vulat britanike të refuzimit do të ngjallte dyshime.

Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë, si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme