Kronika 19 September 2025, 13:45 Nga VNA

Komunikonte me Suel Çelën në “Sky ECC”, gjyqtarja Pajtime Fetahu lirohet nga burgu

Ndaje në Whatsapp

Komunikonte me Suel Çelën në “Sky ECC”, gjyqtarja

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është liruar sot nga qelia, pasi GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Fetahu akuzohet për lidhje me organizata kriminale të drejtuara nga Hajdar Çopja dhe Suel Çela. Sipas të dhënave të SPAK, ajo dyshohet se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka shpërndarë informacione konfidenciale.

Gjithashtu, hetimet tregojnë se ish-gjyqtarja ka përfituar 11 mijë euro, një monedhë floriri, dhe priste të merrte edhe një aparat celular si shpërblim nga anëtarët e grupit kriminal “Çopja”.

Përballë akuzave për korrupsion, Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para se të niste procesi i Vettingut ndaj saj.

Bisedat e zbuluara nga Sky Ecc

Marjus Lulaj shprehet se do t’i kontaktoj dy gjyqtarët të cilët i identifikon si “Zyniu” i cili dyshohet se është Zihni Shahu dhe “Landi”, i cili dyshohet se është Taulant Tafa dhe këtë të fundit do ta detyrojë të kthejë mbrapa atë çfarë ka marrë duke nënkuptuar se ky gjyqtar ka marrë ryshfet, përndryshe “do t’i montojë bombën në kokë të dyve”. Qëllimi për të cilin Marjus Lulaj angazhohet të ndikojë dyshohet se ka të bëjë me dhënien e dënimit maksimal ndaj Astrit Sinanaj të cilin e sheh si anëtar të grupit rival në Elbasan i cili ka ndërmarrë veprime konkrete në dëm te jetës së bashkëpunëtorit të tij Fuad Verzivolli.

Mbrëmjen e 20 majit 2020, Sueli komunikon me Pajtimen për ku thotë se “Unë skam vdek akoma t’i lejoj ata të bëjnë përshesh…do t’i takoj të dy un e shikoj nëse janë të lëkundur…nga sot fillova veprimet…me Landin kam fol pak përpara…Zyniun e prita ta takoj nuk erdhi do t’i shkoj te shpia….sot i kërkova takim me Landin…habitem ata janë të dy frikacakë Zyniu s’më kapi mu me dorë si do ndimoj atë…jam shum i qart…ta thash jam gjallë akoma un….do i kthejnë prap atje nëse ka marr…pse do ja montoj atyre dyve bombën nkok…”.

I hetuari Marjus Lulaj shprehet se do të kërkojë konfirmimin e akuzës dhe nuk i interesojnë detaje të tjera, në fund ai shprehet se pas bisedës me gjyqtarët në fjalë ka dhe zgjidhjen tjetër të cilën e përshkruan vijon “…un e kam zgjidhjen time do ti hy te dyve neper shtëpia nëse e shoh qe po luajnë…”.

Bisedat vijojnë me Marjus Lulaj i cili i e fton ta takojë gjyqtaren Fetah në banesën e tij, si dhe e bën me dije se gjyqtarin të cilin e identifikon me emrin “Zyni” do ta kërcënojë në banesën e tij, Lulaj shkruan “do vi te shpia te parku un hajde dhe ti atje nesër ose pasnesër si thua?… që të flasim më mirë gojarisht….me thuaj ti kur mundesh…un sot thjesht i kam kërku takim Landit kaq… me Zyniun nuk kam ca takoj sa dëgjova këto e menova mas pretencës t’i futem në shpi ta tromaks pak e ta bëj ai pastaj po pat këllqe…”.

Nga bisedat e zbërthyera nga Sky Ecc, duket se Suel Çela kishte komunikim shumë të “ngrohtë” me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, madje kjo e fundit i drejtohet atij “o i bukuri i dheut”.

Pajtime Fetahu:Nuk me pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje.

Marjus Lulaj: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh”. “Do ti takoj të dy un e shikoi nëse janë të lëkundur”.

Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin”. “Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë.

 

Komunikonte me Suel Çelën në “Sky ECC”, gjyqtarja

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme