Kronika 26 September 2025, 14:36 Nga VNA

Nga lista e fshatarëve te vlerat fiktive: zbardhen komunikimet e kryebashkiakut të Kolonjës. “Pls… zjarr”- mesazhet që fundosin Erion Isain

Ndaje në Whatsapp
Nga lista e fshatarëve te vlerat fiktive: zbardhen komunikimet e

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e Kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, i cili është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

SPAK ka zbardhur komunikimet mes Erion Isait dhe Entela Çanos, administratores së shoqërisë “A & E Engineering”, e përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. SPAK i akuzon të pandehurit se përmes të dhënave fiktive kanë mundur të paracaktojnë fituesin e tenderit. Të pandehurit janë marrë edhe disa vartës të Isait.

Komunikimet mes Isait dhe Çanos:

Shetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:

“Mirëmëngjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj Enteles. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18755 ml X 6793 lekë = 127402715 pa TVSH, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 lekë = 8924360 lekë.”

Entela Çano shkruan:

“Mirëmëngjes, ok. Mi dërgo. Ok, të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne, reduktim parametrash.”

Erion Isai:

“Sa më shpejt s’plis…”

Entela Çano:

“Ok… pa merak… Pa problem.”

Kërkesa për listat e fshatarëve

Erion Isai:

“Më duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vëlla. Një zjarri të lutem…”

Erion Isai i shkruan përsëri Çanos:

“Të ndonjë fshati? Të ndonjë fshati?”

Erion Isai:

“330 është max.”

Entela Çano:

“Shqyr…?”

Erion Isai:

“Pls… zjarrrr… se nesër duhet me i printu, t’i vulos këtu te unë të premte mëngjes herët. Duhen dorëzu.”

Biseda mbi vlerat dhe presionet

Entela Çano:

“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën…”

 

Erion Isai:

“Ishte teeeepër e lartë.”

Entela Çano:

“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku… shprehje gjermane.”

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme