Kronika 4 May 2026, 14:26 Nga VNA

Kolegjet e Bashkuara vendosin standard të ri. Arresti në burg vetëm me arsyetim konkret, shqyrtim të alternativave dhe barrë prove për prokurorinë

Ndaje në Whatsapp
Kolegjet e Bashkuara vendosin standard të ri. Arresti në burg

Kolegjet e Bashkuara të Gjykata e Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë një vendim të rëndësishëm që riformulon standardet për caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, duke vendosur theksin tek arsyetimi konkret dhe shqyrtimi real i alternativave.

Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për të adresuar problematikat e evidentuara në praktikën gjyqësore mbi mënyrën se si kërkohej, arsyetohej dhe zbatohej kjo masë, me synimin për ta orientuar atë drejt standardeve kushtetuese dhe atyre të Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në thelb, vendimi vendos një ndryshim të rëndësishëm: arresti në burg nuk mund të mbështetet më në formulime të përgjithshme, por kërkon një arsyetim të individualizuar, të bazuar në fakte konkrete dhe të kontrollueshme.

Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tre rregulla kyçe. Së pari, gjykatat kanë detyrimin të shqyrtojnë realisht masat alternative më pak kufizuese dhe të shpjegojnë qartë pse ato nuk janë të mjaftueshme në çdo rast konkret. Së dyti, masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme, ndërsa rrezikshmëria nuk mund të bazohet thjesht tek vepra penale apo dënimi i parashikuar, por duhet të lidhet me rrethanat konkrete dhe profilin e personit. Së treti, barra për të justifikuar këtë masë i takon prokurorisë, ndërsa gjykata duhet ta verifikojë dhe ta arsyetojë në çdo fazë, pa u ndikuar nga mungesa e “provave pozitive” nga i pandehuri.

Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e garancive të lirisë personale dhe për një praktikë gjyqësore më të qëndrueshme dhe të parashikueshme.

Në çështjen konkrete, Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke rrëzuar rekursin e prokurorisë.

Vendimi i plotë dhe i arsyetuar pritet të publikohet brenda afatit ligjor dhe të botohet në Fletoren Zyrtare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme