Kronika 11 January 2026, 10:38 Nga VNA

Klos: Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i marrë nga rrjedha e përroit

Ndaje në Whatsapp
Klos: Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të

Që në orën 6 të mëngjesit të ditës së sotme, forca të Ushtrisë të Emergjencave Civile dhe të Policisë së Dibrës, kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se e mori rrjedha e përroin në fshatit Dars të Klosit.

Kërkimet janë në ditën e dytë dhe operacioni për gjetjen e trupit të tij është përqendruar pranë Urës së Halilit në Fullqet. Në këtë operacion janë angazhuar familjarë të personit që deri më tani rezulton i zhdukur si dhe vullnetarë që janë kryesisht banorë të zonës. Për shkak të kushteve të vështira të motit kërkimet paraqesin vështirësi, megjithatë do të vijojnë derisa të gjendet trup.

30-vjeçari ndodhej si pasagjer në një automjet që drejtohej nga 24-vjeçar, Andi Losha, kur ky i fundit humbi kontrollin dhe makina përfundoi në përrua. 24-vjeçari arriti që të dalë nga makina dhe të mbijetojë, ndërsa 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit. Losha është arrestuar, pasi dyshohet se e drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe nuk i dha ndihmë pasagjerit, ndërsa nuk njoftoi policinë, por u largua nga vendngjarja.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme