Kronika 21 January 2026, 22:50 Nga VNA

Klodiana Lala zbulon skemën e mashtrimit me call center në Tiranë/ Fitime nga 8 deri në 12 mln euro në muaj nga viktimat në Spanjë e Itali

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala zbulon skemën e mashtrimit me call center në

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detajet nga skema mashtuese përmes call center-ave që vepronin në qendër të Tiranës, me viktima kryesisht shtetas nga Spanja dhe Italia. 

Sipas dosjes hetimore, disa shtetas të huaj kanë dëshmuar se janë mashtruar përmes investimeve fiktive. Një prej viktimave ka pohuar se ka humbur deri në 1.5 milionë euro, duke investuar të gjitha kursimet e jetës. Pas këtyre denoncimeve, SPAK i është drejtuar GJKKO-së për leje kontrolli.

Kontrollet u fokusuan në një kullë në qendër të Tiranës, ku ndodhet edhe ambasada izraelite dhe ku zbatohen masa të rrepta sigurie. Për të hyrë në ambientet e dyshuara, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë përdorur kartat e aksesit të një punonjësi të ndërtesës. Gjatë kontrollit fillestar u konstatua se ambientet ishin bosh dhe pajisjet ishin larguar, duke ngritur dyshime se autorët kishin informacion paraprak për ndërhyrjen e autoriteteve.

Hetimet zbuluan se aktiviteti ishte zhvendosur në një kullë tjetër ngjitur, në katin e pestë, e marrë me qira. Aty, sipas SPAK, personat e përfshirë po tentonin të shkatërronin një pjesë të konsiderueshme të provave. Përmes kamerave të sigurisë u identifikuan automjetet që kishin transportuar pajisjet elektronike nga një ambient në tjetrin.

Gjatë kontrolleve në ambientet e dyta, u sekuestruan pajisje dhe dokumente që tregojnë përmasa të mëdha të aktivitetit kriminal. Sipas përllogaritjeve paraprake, dëmi i shkaktuar nga mashtrimi arrinte nga 8 deri në 12 milionë euro në muaj gjatë periudhës së hetuar, ndërsa dyshimet totale shkojnë deri në rreth 30 milionë euro.

Lala pati kritika dhe për institucionet shqiptare të cikat reaguan vetëm pas denoncimit të emisionit investigativ italian Le Iene, teksa aktiviteti kriminal zhvillohej në qendër të Tiranës, duke hedhur dyshime dhe për përfshirjen e efektivëve të policisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme