Kronika 28 March 2026, 18:05 Nga VNA

Klodiana Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS, besoj se shumë shpejt do ketë rezultate konkrete

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë” në News24 se një deputete aktuale e Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK.

Gazetarja nuk zbuloi emrin, por theksoi se deputetja është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme disa kohë më parë, dhe se shumë shpejt mund të ketë rezultate konkrete lidhur me këtë çështje.

Ajo u shpreh se ligjvënësja socialiste ende nuk është vënë zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, por shtoi se është regjistruar vepra penale dhe se hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.

“Një deputete aktuale e PS është në hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete.

Emri i saj është regjistruar si person në hetim por është regjistruar vepra penale dhe është duke kryer hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Po vijon çështja me intensitet. Po ashtu priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t. “, u shpreh gazetarja.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme