Kronika 8 December 2025, 21:09 Nga VNA

Klodiana Lala: Pajisje të paligjshme përgjimi hynë në Shqipëri nga tre shtetas italianë, dy prej tyre zyrtarë të Guardia di Finanza

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala: Pajisje të paligjshme përgjimi hynë në

Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një prononcimi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar detaje për kapjen në territorin shqiptar të disa pajisjeve të sofistikuara të përgjimit, të futura nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza.

Sipas Lalës, tre shtetasit italianë janë lejuar të largohen drejt Italisë, ndërsa pajisjet janë mbajtur në Shqipëri dhe janë sekuestruar nga autoritetet. Prokuroria ka nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar dhe ngjarja, sipas gazetares, është mbajtur e fshehtë.

“Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Këto janë pajisje të sofistikuara përgjimi dhe ndodhen në ambientet e Prokurorisë së Durrësit. Kam marrë dijeni për rastin të shtunën. Më është konfirmuar se tre persona kishin udhëtuar me tragetin e linjës Bari–Durrës dhe kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Ata kanë qëndruar në Shqipëri rreth 12-13 orë dhe dyshohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuara, pa pasur një skuadër të përbashkët”, tha Lala.

Sipas saj, tre shtetasit janë ndaluar në momentin kur do të largoheshin me tragetin Durrës–Ankona. Ata janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza, dhe verifikimet kanë treguar se dy prej tyre ishin vërtet të tillë. Nuk dihet nëse kishin autorizim nga eprorët, ndërsa personi i tretë rezulton të jetë një bashkëpunëtor i kontaktuar për përdorimin e pajisjeve.

Të tre janë marrë në pyetje dhe më pas janë lejuar të largohen drejt Italisë. Pajisjet janë bllokuar dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror, ndërsa Policia e ka referuar çështjen për dy vepra penale: përgjim të paligjshëm dhe futje të mallrave kontrabandë.

Lala rikujtoi se Shqipëria ka pasur edhe më herët raste të dyshimta me pajisje përgjimi, përfshirë rastin e pajisjes IMSI Catcher dhe dy raste të tjera të bllokuara në hyrje ose dalje të vendit.

Sipas gazetares, rasti aktual është edhe më shqetësues për shkak se dy persona janë zyrtarë të Guardia di Finanza. “Ata lëvizin zakonisht për çështje që lidhen me krimin e organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me të. Se kush është përgjuar, cili ka qenë itinerari dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimeve, kjo duhet të sqarohet nga Prokuroria. Heshtja e autoriteteve e bën skandalin edhe më të madh. Pse këta persona janë lejuar të largohen? Të paktën mund të ishin mbajtur me bllokim pasaporte deri në ekspertimin e pajisjeve”, tha ndër të tjera Lala.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme