Kronika 23 April 2026, 21:56 Nga VNA

Klodiana Lala në “Opinion”: Ndërhyrje në kadastër për pronat e Ergys Agasit, janë zhdukur sipërfaqe toke. Policia po zhvillon aksione për ndalimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala në “Opinion”: Ndërhyrje në

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin Opinion se dosja e hetuar nga SPAK për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit konsiderohet një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit të dekadës së fundit.

Sipas saj, në këtë dosje përmendet edhe emri i Ergys Agasi, për të cilin dyshohet se ka përfituar pasuri që mund të kenë burim aktivitetin kriminal.

Lala tha se në materialet e hetimit përmenden edhe dyshime për ndërtime të paligjshme. Sipas saj, vilat e Agasit janë ngritur në sipërfaqe toke që dyshohet se janë kaluar në mënyrë të paligjshme, ndërsa disa parcela rezultojnë të jenë fshirë nga zërat e mëparshëm kadastralë. Ajo shtoi se në vitin 2024, sipas dosjes së SPAK, drejtuesja e kadastrës nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës së Lartë lidhur me këto prona.

Gazetarja deklaroi gjithashtu se është privatizuar një tokë shtetërore ku planifikohej ndërtimi i vilave ekskluzive, në një projekt që sipas saj lidhet me Agasin dhe Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, duke konfirmuar kështu, sipas saj, lidhjen mes tyre.

Për të njëjtën çështje, Lala tha se në dosje zbardhet se dhjetëra zyrtarë të kadastrës janë vënë në shërbim të Agasit, ndërsa ndërhyrjet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për ndalimin e punimeve nuk kanë ndodhur, duke bërë që ndërtimet të vazhdojnë.

Ajo theksoi se disa prona janë zhdukur nga regjistrat për t’u kaluar në favor të Agasit dhe se rasti i Gerond Meçe nuk është i vetmi që lidhet me presione apo pengmarrje në këtë dosje.

Në fund, Lala deklaroi se sipas informacioneve të saj, Ergys Agasi ndodhet aktualisht në Shqipëri dhe se janë zhvilluar disa aksione policore për arrestimin e tij pas largimit të personit të njohur si Proda.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme