Kronika 29 September 2025, 21:07 Nga VNA

Klodiana Lala jep detaje për vrasjen e biznesmenit italian në Salari: Shkoi në ndihmë të djalit të ortakut

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala jep detaje për vrasjen e biznesmenit italian në Salari:

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për vrasjen e shtetasit italian, Edoardo Sarchi, dy ditë më parë në Salari të Tepelenës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, se 44-vjeçari që mbeti viktimë, nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, pasi kishte shkuar aty për të ndihmuar djalin e ortakut të tij shqiptar që kishte mbetur në rrugë pasi iu prish makina dhe ishte konfliktuar me vrasësin e dyshuar, Kamber Sulçaj.

“Biznesmeni italian nuk ka patur asnjë lidhje me ndonjë konflikt të mëparshëm, apo natën e ngjarjes, me autorin e dyshuar.

Biznesmeni italian është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Konflikti ka qenë mes Gazment Braçit dhe autorit të dyshuar janë konfliktuar për dritat e gjata. Autori i dyshuar Kamber Sulçaj, e ka ndjekur nga pas Gazment Braçin, që është djali i Eqerem Braçit, ortakut të shtetasit italian, të cilit i është prishur makina dhe ka mbetur në rrugë. Për këtë arsye ka kërkuar ndihmën  ebabait dhe me të ka ardhur edhe shtetasi italian për të ndihmuar djalin e Eqeremit dhe pikërisht këtu është gjentur nën breshërinë e armëve dhe ka humbur jetën. Pra nuk ka asnjë lidhje me konfliktin mes palëve dhe këtë mund ta konfirmoj zyrtarisht të policisë dhe prokurorisë së Gjirokastrës”- tha Lala.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme