Politika 11 December 2025, 15:14 Nga VNA

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Ndaje në Whatsapp
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke marrë 7 vota pro. Ndërkoh, Adnan Xholi, mori 3 vota, Elvin Gokaj mori 1 votë, ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.

Braho, i emëruar prokuror në vitin 2007, ka qenë pjesë e SPAK që në krijimin e tij dhe aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit. Ai ka një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke u angazhuar në hetime të rëndësishme kundër korrupsionit.

Ndër dosjet më të njohura të Brahos është ajo e inceneratorit të Elbasanit, ku ka dhënë urdhër arresti për shumë persona, përfshirë Mirel Mërtirin, Stela Gugallja dhe Klodian Zoton, si dhe ka ndarë hetimin për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Ai ka hetuar gjithashtu dosjen 5D, duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, si dhe dosjen e njohur si “Toyota Auris”, e cila përfshin edhe figura të drejtësisë dhe është në proces hetimi për disa fraksione të tjera.

Gjithashtu, Braho është pjesë e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për “shpërdorim detyre” lidhur me rolin e tij në masakrën e Gërdecit, e cila ndodhet në proces gjyqësor.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme