Kronika 22 December 2025, 10:19 Nga VNA

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK përtej mandateve personale

Ndaje në Whatsapp
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK përtej mandateve

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka folur për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës, duke theksuar se fokusi i tij kryesor do të jetë funksionimi i brendshëm i institucionit dhe zbatimi i ligjit. Braho vlerësoi paraardhësit e tij, duke përmendur integritetin e Altin Dumanit dhe kontributin e Arben Krajës, ndërsa nënvizoi se BKH dhe hetimi financiar mbeten shtylla kyçe të SPAK.

Dua të vlerësoj paraardhësin nën detyrë, zotin Kraja, si dhe Dumanin për integritetin e tij. Në ushtimin e detyrës fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm, funksionimi i ligjit. BKH dhe hetimi financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK.
Institucioni do të vijojë të komunikojë me mediat. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale, besoj se jemi skuadër që punojmë përkrah në zbatim të Kushtetutës dhe ne interes të shqiptarëve.


Ai siguroi se institucioni do të vijojë komunikimin me mediat dhe theksoi se misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale, në shërbim të Kushtetutës dhe interesit publik.

Nga ana e tij, Altin Dumani i uroi suksese pasardhësit të tij, duke e cilësuar drejtimin e SPAK si një nga kapitujt më sfidues të karrierës së tij. Dumani theksoi se pavarësisht presioneve dhe sfidave, SPAK sot është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm, falë përkushtimit të stafit të institucionit.

“Sot mbyllet një nga kapitujt më sfidues të karrierës sime. Privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Jemi përballur me sfida dhe presione, por PSAK është sot më i fortë, konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Dua të falënderoj çdo punonjës për përkushtimin dhe sakrificat.”, -tha Dumani.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme