Kronika 8 January 2026, 11:36 Nga VNA

Klodian Braho mbledh për herë të parë prokurorët e SPAK: fokus te dosjet e prapambetura dhe intensifikimi i hetimeve

Ndaje në Whatsapp
Klodian Braho mbledh për herë të parë prokurorët e

Klodian Braho ka zhvilluar mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve që prej marrjes së detyrës si drejtues i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në këtë takim, Braho ka prezantuar edhe shefat e sektorëve, duke përcaktuar prioritetet e punës për periudhën në vijim.

Sipas burimeve, drejtuesi i ri i SPAK ka kërkuar një vlerësim të detajuar të dosjeve të prapambetura, me synim rritjen e eficiencës dhe përshpejtimin e procesit të vendimmarrjes. Ai ka theksuar nevojën që çështjet të trajtohen pa vonesa të panevojshme dhe me standarde të qarta profesionale.

Në fjalën e tij, Braho ka kërkuar gjithashtu intensifikim të hetimeve për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke nënvizuar rëndësinë e rezultateve konkrete dhe të prekshme në këto fusha. Sipas tij, SPAK duhet të ruajë ritëm të lartë pune dhe të forcojë koordinimin e brendshëm mes sektorëve.

Mbledhja shënon nisjen formale të mandatit të Brahos në krye të SPAK, në një moment kur pritshmëritë publike ndaj institucionit mbeten të larta përballë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme