Kronika 30 January 2026, 14:44 Nga VNA

KLGJ luan ping-pong me dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Zvarritje dhe dyshime për zbatimin e reformës në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
KLGJ luan ping-pong me dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Zvarritje dhe dyshime

Irena Gjoka po sfidon haptas reformën në drejtësi. Institucionet janë vënë në funksion të mbajtjes së saj në detyrë, duke ia zgjatur sa më shumë mandatin si gjyqtare e Posaçme, ndonëse rezultoi e dënuar në Greqi për përdorim vize të falsifikuar. Këtë dënim ajo nuk e ka deklaruar, sikurse e detyron ligji për dekriminalizimin.

Pas gati dy vitesh mbajtjeje të çështjes pa vendimmarrje, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi zyrtarisht se gjyqtarja ishte e dënuar dhe ia përcolli çështjen Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këtë të premte, në mungesë të plotë transparence, KLGJ e futi çështjen për diskutim në rendin e ditës pa asnjë njoftim paraprak, ndonëse ligji e parashikon një procedurë të tillë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mos shqyrtojë relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares së posaçme. Ndërsa Ridvan Hado një nga anëtarët e KLGJ-së propozoi që çështja t’i përcillej Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Por ky propozim nuk u votua në mbledhjen e KLGJ, por zyrtarisht ky institucion deklaroi se do ta vijojë procedurën.

Sipas verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, Irena Gjoka rezulton e dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për përdorim vize të falsifikuar. Ky dënim nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Për këtë rast po heton edhe SPAK.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme