Kronika 16 April 2026, 15:58 Nga VNA

Kërkuan sqarim nga Franca për SKY ECC, GJKKO miraton kërkesën e avokatëve të Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrovic për provat

Ndaje në Whatsapp

Kërkuan sqarim nga Franca për SKY ECC, GJKKO miraton

Gjykata e Posaçme e cila po shqyrton akuzat penale ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Bajri Brajoviç e Edmon Preka, të cilët janë të pandehur për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht 2020, pranoi kërkesat e avokateve për provat, mes të cilave edhe dërgimin e një letërporosie të re në Francë për sqarimin e burimit të të dhënave SKY ECC.

Gjatë procesit këtë të enjte, avokatëve i’u pranua dhe kërkesa që te merret si provë edhe nje vendim i autoriteteve gjyqesore holandeze, që nuk nuk ka lejuar ne vitin 2019 pergjimin masiv te perdoruesve te SKY ECC.

Në seancën e ardhshme do të fillojë pyetja e dëshmitarëve të SPAK, ku i pari që do të rrëfehet është Jozi Kraja alias Ndoj, vëllai i viktimës Gjin Ndoj, i cili është ekstraduar nga Zvicra, pasi akuzohet në kuadër të dosjes Revanshi dhe më pas e dashura e viktimës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme