Kronika 10 September 2025, 22:46 Nga VNA

Kërcënuan forcat “Shqiponja” në Shkodër, njëri nga personat e arrestuar efektiv i FNSH

Ndaje në Whatsapp
Kërcënuan forcat “Shqiponja” në Shkodër,

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku dy persona kanë kërcënuar forcat speciale "Shqiponja". Mësohet se njëri nga të shoqëruarit është efektiv i Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH), i cili në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në detyrë.

Sipas burimeve, dy shtetas janë afruar pranë një postoblloku policor dhe kanë kanosur efektivët me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba”, përpara se të largoheshin nga vendngjarja. Menjëherë forcat policore janë vënë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë së Shkodrës.

Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë përplasje verbale me efektivët, ndërkohë që policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të ndaluarit për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme