Kronika 18 October 2025, 21:38 Nga VNA

Kërcënoi prokurorin gjatë seancës, arrestohet avokati i Maksim Likës, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

Ndaje në Whatsapp
Kërcënoi prokurorin gjatë seancës, arrestohet avokati i

Policia e Elbasanit arreston avokatin U. Barjami për kërcënim ndaj një prokurori në sallën e gjyqit

Avokati U. Barjami është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka kërcënuar një prokuror gjatë një seance gjyqësore. Barjami po mbronte të dyshuarin Maksim Lika, i njohur edhe si Suci, një emër i përfolur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Lika u arrestua së fundmi në kuadër të një aksioni blic në Elbasan.

Incidenti ndodhi gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ku Barjami ka kërcënuar prokurorin, çka çoi në arrestimin e tij mbrëmjen e sotme.

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme