Kronika 5 November 2025, 17:09 Nga VNA

Kërcënoi me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, bashkëpunëtori në arrati

Ndaje në Whatsapp
Kërcënoi me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ka kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, në ngjarje është përfshirë edhe 22-vjeçari A.G., i cili, sapo ka parë policinë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap. Ai është shpallur në kërkim.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë dhe të njësisë “Shqiponja”, është arrestuar në flagrancë shtetasi M.B., 37 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të rinjtë kanë kanosur me pistoletë fqinjin e tyre, shtetasin E.K.

Policia po punon për kapjen e 22-vjeçarit dhe gjetjen e armës së përdorur në ngjarje. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme