Kronika 29 April 2026, 16:39 Nga VNA

Kërcënohet Irena Gjoka, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e GJKKO

Ndaje në Whatsapp

Kërcënohet Irena Gjoka, shtohen masat e sigurisë për

 

Sic raportoi VNA një ditë më parë, Komisioni për mbrojtjen e gjyqtarëve ka miratuar masa shtesë sigurie për gjyqtaren Irena Gjoka. Përveç mbrojtjes së Gardës së Republikës për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, asaj do t’i shtohen edhe efektivë të Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë.

Në këtë komision bëjnë pjesë Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor, drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani, si dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit.

Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje mbi kërcënimet apo nivelin e rrezikut, duke i mbajtur informacionet sekret, pavarësisht interesit të mediave për sqarime.

Gjyqtarja Gjoka ka qenë edhe më herët nën mbrojtje shtetërore, si për shkak të detyrës në Gjykatën e Posaçme, ashtu edhe për shkak të çështjeve të ndjeshme që ka trajtuar, përfshirë dosjen “Partizani”. Në periudha të ndryshme, asaj i janë vendosur masa sigurie të shtuara për shkak të vlerësimeve për rrezik.

Edhe më herët, figura të tjera të sistemit të drejtësisë kanë përfituar mbrojtje të posaçme shtetërore, përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë të përfshirë në çështje të rëndësishme, si dhe raste të dokumentuara kërcënimesh apo sulmesh ndaj tyre.

Aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e personave nën mbrojtje shtetërore janë prokurorë të SPAK, si dhe disa prokurorë në Elbasan, disa prej të cilëve janë transferuar për arsye sigurie.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme