Kronika 5 September 2025, 10:09 Nga VNA

Katër fshatrave të Martaneshit po u merret uji i pijshëm për një “HEC”, banorët thirrje qeverisë: Ndaloni kompaninë ose do veprojmë me vetëgjyqësi

Ndaje në Whatsapp

Katër fshatrave të Martaneshit po u merret uji i pijshëm për

Banorët e katër fshatrave në zonën e Martaneshit, në bashkinë Bulqizë, shprehin shqetësimin se rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm, për shkak të një hidrocentrali që një kompani private po tenton të ndërtojë në zonë.

Ata shprehen për VNA se kompania “Teodori 2003 Sh.P.K” ka nisur punimet për devijimin e rrjedhave natyrore që furnizojnë Liqenin e Sopeve, pa pasur miratimet e nevojshme nga Bashkia Bulqizë apo institucionet qendrore. Ky liqen dhe burimet përreth janë jetike për banorët e fshatrave Mëlcu, Gjon, Qarr dhe Staveç, të cilët përdorin ujin për konsum, bujqësi dhe bagëti.

Banorët kujtojnë se në vitin 2016 punimet u ndaluan pas protestave të komunitetit lokal, por së fundmi kompania është rikthyer dhe ka rifilluar aktivitetin ndërtues në të njëjtën zonë. Ata paralajmërojnë se devijimi i rrjedhave drejt Drinit të Zi, për të furnizuar hidrocentralin e firmës, do të shkaktojë tharjen e burimeve dhe një krizë të rëndë ujore për komunitetin.

Pavarësisht denoncimeve të shumta në institucionet përkatëse, banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë për të ndaluar punimet. Ata i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë dhe të marrë një qëndrim ligjor për të ndaluar, siç e quajnë ata, “kontrabandën ujore”, e cila rrezikon të sjellë konflikt dhe vetëgjyqësi në zonë.

Katër fshatrave të Martaneshit po u merret uji i pijshëm për

Katër fshatrave të Martaneshit po u merret uji i pijshëm për

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme