Kronika 24 February 2026, 18:41 Nga VNA

Kaosi në juglindje do të vazhdojë edhe për disa muaj, kreu i ARRSH: Do të ndërtohet rrugë alternative. Shkak i shembjes ishte shiu

Ndaje në Whatsapp

Kaosi në juglindje do të vazhdojë edhe për disa muaj, kreu i

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, thotë se shkaqet e dëmtimit të urës te “Arrat e Gurrës” dhe bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas janë reshjet intensive të shiut, si dhe erozioni lumor.

Drejtori i ARRSH-së përjashtoi me bindje të plotë mundësinë që dëmtimi të ketë ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen sipër urës për Korridorin VIII apo edhe nga gërmimet e kryera në lumë për marrjen e inerteve.

Kozeli gjithashtu tha se, për të zgjidhur bllokimin, do të ndërtohet një rrugë e re alternative përgjatë hekurudhës, në shtratin e lumit Shkumbin, derisa të stabilizohet situata me rrëshqitjet.

Megjithatë, kaosi në juglindje do të vazhdojë me gjasë për disa muaj, duke qenë se kreu i ARRSH-së nuk dha një afat konkret se sa do të zgjasin punimet. Sipas tij, do të kërkojë kohë ndërtimi i një ure të re dhe devijimi i shtratit të lumit, i cili prek trupin e hekurudhës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme