Kronika 2 February 2026, 11:52 Nga VNA

Kalon për gjykim dosja e kryetarit të bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj, akuzohet për shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp

Kalon për gjykim dosja e kryetarit të bashkisë Tropojë,

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen penale ndaj kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj. Ai akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë.

SPAK thotë se kryebashkiaku ka kryer veprime dhe mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës, gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Biberaj akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me nënkryetarin Abedin Kërrnaja.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë

03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të

çështjes penale me nr.1/2024, në ngarkim të të pandehurve: Rexhë Byberi, akuzuar për

kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga

neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe Abedin Kërrnaja, akuzuar për kryerjen e veprës

penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25

i Kodit Penal”.

2. Në seancën e datës 02.02.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja

Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 112, 332/dh, pika

1, gërma “a”, 332/ë dhe 332/gj, pika 1 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 15/80, datë

02.02.2026, vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit

dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit

penal nr.1, viti 2024 në ngarkim të të pandehurve:

1. Rexhë Byberi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i

detyrës”

, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit

Penal.

2. Abedin Kërrnaja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i

detyrës”

, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit

Penal.

II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira

në 6 volume hetimore (përveç deklarimeve të shtetasve të pyetur me cilësinë e

personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes).

IV. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme