Kronika 4 September 2025, 15:29 Nga VNA

Ka ndërruar jetë stilisti Giorgio Armani, “mbreti i modës”, në moshën 91-vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Ka ndërruar jetë stilisti Giorgio Armani, “mbreti i

Me dhimbje të thellë, Grupi Armani ka njoftuar sot ndarjen nga jeta të themeluesit dhe frymëzuesit të tij të përjetshëm, Giorgio Armani. “Zoti Armani – siç është quajtur gjithmonë me respekt dhe admirim nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët – u shua i qetë, i rrethuar nga të afërmit e tij,” thuhet në deklaratë.

Stilisti legjendar, i njohur si një ndër figurat më të mëdha të modës botërore, vazhdoi të punonte deri në ditët e fundit të jetës së tij, duke iu përkushtuar kompanisë, koleksioneve dhe projekteve të shumta.
Në komunikatën zyrtare, kompania thekson se “Giorgio Armani krijoi një vizion që e kaloi kufirin e modës, duke u shtrirë në çdo aspekt të jetës dhe duke i paraprirë kohës me qartësi dhe realizëm të jashtëzakonshëm. Ai udhëhiqej nga një kureshtje e pashtershme, nga vëmendja ndaj të tashmes dhe ndaj njerëzve. Në këtë rrugëtim krijoi një dialog të hapur me publikun, duke u bërë një figurë e dashur dhe e respektuar për aftësinë e tij për të komunikuar me të gjithë.”

Armani u shqua edhe për angazhimin e tij shoqëror, veçanërisht ndaj qytetit të tij të dashur, Milanos. Kompania që mban emrin e tij, tashmë me një histori prej 50 vitesh, është rritur mbi bazën e vizionit, durimit dhe pasionit të themeluesit. “Ai ka bërë gjithmonë të vetin pavarësinë e mendimit dhe veprimit, duke e bërë atë shenjë dalluese. Sot e përgjithmonë, kompania mbetet pasqyrë e këtij shpirti,” përfundon njoftimi.

Dhoma mortore do të hapet ditën e shtunë, më 6 shtator.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme