Kronika 22 April 2026, 09:01 Nga VNA

Ju lirua shoku nga burgu, zbulohet letra me shkrim dore e Beqajt nga qelia për Rrjepajn.....

Ndaje në Whatsapp

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vazhdon të jetë në qelinë e tij në Durrës, ndërsa zëvendësministri i tij, Klodjan Rrjepaj, mbaroi dënimin dhe u lirua ditët e fundit.

Beqaj vazhdon procesin për abuzime me fondet e agjencisë SASPAC që drejtoi më vonë, ndërsa zëvendësi i tij përfundoi dënimin për koncesionin e sterilizimit, firmosur kur Beqaj ishte ministër, dhe që SPAK e më pas Gjykata e gjetën si procedurë korruptive.

Në atë kohë, Beqaj përfaqësonte PS dhe Rrjepaj, LSI-në, një koalicion që nuk u prish mes dy zyrtarëve as kur u ndanë Meta e Rama.

Lirimi i Rrjepajt e ka gëzuar Beqajn i cili i ka shkruar këtë letër me shkrim dore, ku përvecse i uron pafajësi në vijim, gjithashtu i kujton se sterilizimi ishte një proces i drejtë prej të cilit shteti po përfiton akoma.

 

Letra e plotë nga qelia.....

Klod i dashur,

Jam shumë i gëzuar që mbrëmë ke fjetur në shtëpi me familjen.

Kam mësuar se para pak ditësh ke patur probleme shendetesore, por qe për fat të mirë i ke kaluar.

Bashkë kemi punuar për tre vjet e gjysmë. Nuk e zgjodhëm njëri-tjetrin. Partitë tona politike vendosën që fatet tona të takoheshin.

Ti kishe pasion kujdesin shëndetësor, ndërsa unë politikat publike.

Në tre vjet e gjysmë që punuam bashkë, nuk bëmë as më pak, as më shumë, por zbatuam programin e qeverisë.

Më vijnë në mendje, midis te tjerash, ligji për sëmundjet infektive dhe ligji për urgjencën mjekësore.

Pa këto dy ligje, Shqipëria nuk do t’ia kishte dalë mbanë përballë pandemisë së Covid-19. Kushdo që mburret se ka ndonjë super meritë në atë periudhë, nuk ka kuptuar asgjë.

Për një fakt penal të ndodhur para 11 vjetësh, pas 75 muajsh nga regjistrimi i procedimit penal, edhe pse zgjodhe ritin e gjykimit të shkurtuar, t’u desh të qëndroje 32 muaj në paraburgim për të shlyer të gjithë dënimin. Për të qeshur e për të qarë edhe Gjykata Kushtetuese qe të la në paraburgim në datën 31 mars 2026.

Një proces penal i filluar në mënyrë të paligjshme. Me një vendim pushimi të shtatorit 2016 edhe sot ende në fuqi, procedimi penal u regjistrua në kundërshtim me nenin 329/c të KPrP-së.

Një proces penal i përfunduar në shkallë të parë në mënyrë të paligjshme, me një akuzë që vetë prokurorët pranojnë se nuk është bindje e tyre, por pasojë e supremacisë procedurale të kompetencave që reforma në drejtësi i ka dhënë, me nenin 332/d, pika 3, gjyqtarit të seancës paraprake.

Prej 9 marsit 2026, menaxhimin e integruar të instrumentarit kirurgjikal e kryen një ndërmarrje shtetërore që trashëgoi asetet dhe modelin organizativ të koncesionarit. Zgjedhja jonë e vitit 2014, ne vitin 2026 rezulton se paska qenë e mençur, e saktë dhe e qëndrueshme në kohë.

Vlla (se unë kështu e them, ndersa ti e thua Vëlla),

Kurajo në shkallët e tjera të gjykimit. Jam i bindur qe do te fitosh PAFAJËSINË.

Sinqerisht,

Ilir

Durres

18.04.2026

Ju lirua shoku nga burgu, zbulohet letra me shkrim dore e Beqajt nga qelia

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme