Kronika 5 May 2026, 17:50 Nga VNA

Jorgo Goro humb në GJKKO, mbetet në fuqi kërkesa për rikthimin në qeli

Ndaje në Whatsapp

Jorgo Goro humb në GJKKO, mbetet në fuqi kërkesa për

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK për rikthimin e tij në qeli.

Sipas vendimit të shpallur sot, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda e cilësoi kërkesën e Goros si të pambështetur në prova dhe në ligj, duke refuzuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të mëparshëm të dënimit.

Çështja lidhet me një dënim prej 2 vitesh burg, të konfirmuar nga Apeli i Posaçëm, ndërsa Prokuroria kërkon që Goro të rikthehet në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, e përllogaritur në rreth 6 muaj e 10 ditë. Ish-zyrtari ishte liruar më 29 gusht 2025.

Burime nga procesi bëjnë me dije se Goro pritet ta ankimojë vendimin në shkallën e dytë.

Dënimi lidhet me një çështje tjetërsimi pronash në zonën e Livadhës, ndërsa ai është shpallur fajtor për “shpërdorim detyre”, me dënim të reduktuar për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përveç kësaj, ndaj tij është vendosur edhe ndalimi për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite dhe sekuestrimi i një pasurie.

Goro është përballur edhe me një tjetër proces penal për tjetërsim pronash në bregdet përmes dokumenteve të falsifikuara, çështje për të cilën është dënuar më herët me burg.

Vendimi i GJKKO-së:

“Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme