Kronika 6 September 2025, 15:03 Nga VNA

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 27-vjeçari në doganën e Morinës

Ndaje në Whatsapp
Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 27-vjeçari

Një shtetas kosovar, Sabit Mehmeti, 27 vjeç, u arrestua nga Policia Kufitare në Morinë pasi tentoi të kalonte ilegalisht në Shqipëri. Ai ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për akuzën e “mashtrimit”.

Gjatë kontrolleve të imta në pikat e hyrje-daljeve në territorin shqiptar, Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndaloi Mehmetin në hyrje të vendit.

Verifikimet e mëtejshme, të mbështetura nga Interpol Tirana dhe informacionet e shkëmbyera me autoritetet gjermane, konfirmuan se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Gjykata e Mynihut për veprën penale të “mashtrimit”, e cila dënohet me deri në 10 vjet burg.

Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet gjermane, po vazhdon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit drejt Gjermanisë.

 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme