Kronika 1 October 2025, 14:02 Nga VNA

Ishte në dijeni të abuzimit me të miturën por nuk mori masa, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Përmet

Ndaje në Whatsapp
Ishte në dijeni të abuzimit me të miturën por nuk mori masa,

Shefi i krimeve në Përmet, Dhurim Çenko, është pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Policisë Gjirokastër, Altin Merizaj, për shkak se ishte në dijeni të abuzimit të një 16-vjeçareje nga njerku i saj efektiv policie.

Çenko është dërguar për hetim disiplinor në Drejtorinë e Standarteve. Ai mësohet se kishte dijeni për abuzimin seksual që po përjetonte e mitura dhe nuk kishte marrë asnjë masë për të denoncuar efektivin e tij.

Skandali u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale u publikuan disa të dhëna që dëshmonin se e mitura ishte abuzuar nga njerku shtetasi me inicialet  P.B, punonjës policie.

Po ashtu rezultoi se një tjetër punonjës policie, Artur Ago dyshohej për ngacmim seksual të të miturës. Zyrtari i policisë ishte shantazhuar nga i dashuri i vajzës Kristian Prifti dhe Isi Pasho, mik i tij, që nëse nuk paguante gjobën prej 10 mijë eurosh do t’i publikonin videon intime.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme