Kronika 5 October 2025, 22:16 Nga VNA

Ishte mik i pronarit – Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, si u përpoq të arratisej

Ndaje në Whatsapp
Ishte mik i pronarit – Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, si u

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me vrasjen e shqiptarit 55-vjeçar mbrëmjen e së dielës në Greqi, një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin lokal në zonën e Mesinisë.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes në kampingun e njohur të zonës Finikunda, ku një person ende i paidentifikuar hyri papritur në ambientet e recepsionit dhe qëlloi me armë zjarri drejt pronarit të kampingut, një burrë rreth 70 vjeç, banor i zonës.

Pak metra më tej, policia gjeti të vrarë edhe një 55-vjeçar shqiptar, i cili punonte në kamping dhe ishte mik i afërt i pronarit. Hetimet paraprake tregojnë se shqiptari është qëlluar për vdekje teksa përpiqej të largohej nga vendngjarja, pasi kishte dëgjuar të shtënat. Ai nuk arriti të shpëtonte, duke mbetur i pajetë në afërsi të recepsionit.

Forcat policore, të njoftuara nga banorë të zonës që dëgjuan të shtënat, mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku gjetën trupat e dy viktimave të mbuluar me gjak. Të dy burrat kishin ndërruar jetë në moment.

Sipas burimeve hetimore, rreth dhjetë ditë më parë pronari i kampingut kishte qenë objekt i një sulmi dhe kërcënimi nga persona të panjohur. Megjithatë, ai nuk kishte bërë kallëzim në polici, duke shmangur përfshirjen e autoriteteve dhe përshkallëzimin e situatës.

Autori i dyshuar i krimit u largua menjëherë pas ngjarjes dhe aktualisht është në arrati. Forcat policore greke kanë ngritur një operacion të gjerë kërkimi në zonë për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme