Kronika 8 December 2025, 21:06 Nga VNA

Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kartelin famëkeq meksikan

Ndaje në Whatsapp
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kartelin

Një ish-zyrtar i lartë i Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA), Paul Campo, është akuzuar zyrtarisht nga autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim me kartelin meksikan Jalisco New Generation (CJNG), një organizatë e shpallur terroriste nga Departamenti i Shtetit.

Sipas Prokurorisë së Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Campo dhe bashkëpunëtori i tij, Robert Sensi, dyshohet se kanë marrë pjesë në pastrimin e miliona dollarëve dhe në financimin e trafikut të drogës përmes kriptomonedhave. Ata akuzohen se kanë përdorur para në “cash” për të blerë rreth 220 kilogramë kokainë, me vlerë mbi 5 milionë dollarë, si dhe për të pastruar të paktën 750 mijë dollarë nga të ardhurat e drogës. Në total, dyshohet se ata kanë rënë dakord të pastrojnë mbi 12 milionë dollarë për llogari të kartelit.

Hetimet zbulojnë se të dy janë takuar disa herë me një burim konfidencial të autoriteteve amerikane, i cili ishte infiltruar duke u shtirur si përfaqësues i kartelit. Në një rast, Campo ka shfaqur edhe distinktivin e tij të vjetër të DEA-s.

Campo u paraqit në gjykatë, u deklarua i pafajshëm dhe u la në paraburgim. Të dy të dyshuarit përballen me akuza për komplot për trafik droge, narko-terrorizëm, ofrim mbështetjeje materiale për organizatë terroriste dhe pastrim parash. Hetimet janë në vijim.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme