Kronika 15 December 2025, 16:15 Nga VNA

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij dënohen me burg për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe organizim të lojërave të fatit

Ndaje në Whatsapp

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij dënohen me burg për nxjerrje të

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat ka shpallur fajtor ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Aleksandër Shulla, dhe djalin e tij, Pandeli Shulla, për tre vepra penale, organizim të lojërave të fatit, mbajtje armësh pa leje dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Aleksandër Shulla u dënua për “Organizimin ose ushtrimin e veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla, u shpall fajtor për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municioni” dhe për “Tregim të sekretit shtetëror nga personi që i është besuar”.

Hetimet e nisura nga Prokuroria zbuluan se në një lokal në lagjen “30 Vjetori”, i menaxhuar nga Aleksandër Shulla, zhvilloheshin lojëra fati online. Pajisjet elektronike të përdorura për lojërat u verifikuan dhe u konstatua se funksiononin përmes një aplikacioni të lidhur me internetin.

Gjatë kontrollit në banesën e Pandeli Shullës u gjetën armë dhe municion të kalibrit 7.62 mm, si dhe dy USB që përmbanin materiale të klasifikuara si “sekret” dhe që administroheshin nga SHISH. Sipas Prokurorisë, marrja dhe kopjimi i këtyre materialeve përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të gjykimit, Aleksandër Shulla u dënua me 2 vite burgim, që u ul me 1/3 sipas nenit 406 të Kodit Penal, duke rezultuar në 1 vit e 4 muaj burgim, i pezulluar me kusht për 2 vite e 8 muaj.

Pandeli Shulla u dënua me 6 muaj burgim për mbajtje armësh pa leje dhe 2 vite burgim për nxjerrje të sekretit shtetëror. Pas uljes së dënimit me 1/3, ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj burgim, gjithashtu i pezulluar me kusht për 2 vite e 8 muaj. Gjykata vendosi gjithashtu t’i hiqet Pandeli Shullës e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme