Kronika 13 November 2025, 13:59 Nga VNA

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, paraqitet në SPAK

Ndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, paraqitet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Burime nga institucioni bëjnë me dije se Rrumbullaku është marrë në pyetje në lidhje me transferimin e një oficeri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Berat. Ai është pyetur në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rastin, në një hetim të drejtuar nga prokurorja Doloreza Musabelli.

Transferimi në fjalë ka çuar më herët në pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, Florjan Sulejmani. Fillimisht çështja u hetua nga prokuroria e Beratit, për t’u kaluar më pas për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Pas daljes nga SPAK, Rrumbullaku u ndal shkurt përpara gazetarëve, duke deklaruar:
“Kur të thërret drejtësia, duhet të paraqitesh.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme