Kronika 12 January 2026, 13:22 Nga VNA

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në SPAK, nën hetim për sulmin kibernetik ndaj sistemit të Prokurorisë së Posaçme

Ndaje në Whatsapp
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në SPAK, nën hetim

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimit për sulmin kibernetik ndaj sistemit kompjuterik të institucionit të drejtësisë.

Ismaili është nën hetim për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars, ndërsa ngjarja u zbulua disa ditë më vonë. Më 3 prill, SPAK njoftoi zyrtarisht se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme në adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm. Në njoftim theksohej se nuk ishte arritur të depërtohej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme.

Sipas SPAK, autorët kishin arritur të siguronin disa informacione, por pa mundur të kenë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ishte tentuar ndërhyrja edhe në email-in e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Në fazat e para të hetimit u identifikuan dhe u arrestuan dy persona: Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit të Vlorës, dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Sipas dyshimeve, ata kanë shpërndarë të dhëna edhe te persona të tjerë, roli i të cilëve vijon të verifikohet.

Agim Ismaili është marrë i pandehur për hakerimin e serverave të SPAK në kuadër të një grupi kriminal, ndërsa dosja ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, pritet t’i dorëzohet për gjykim Gjykatës së Posaçme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme