Kronika 5 February 2026, 10:44 Nga VNA

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili përballet në SPAK për përgjim dhe shpërndarje të të dhënave hetimore

Ndaje në Whatsapp
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili përballet në SPAK për

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është i pandehur si pjesë e një grupi kriminal që hakeroi dosjet e SPAK, mbërriti në Gjykatën e Posaçme ku pritet të përballet me akuzat e rënda në seancën paraprake. SPAK e akuzon Ismailin për veprat penale të “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Të pandehur janë edhe dy ish-zyrtarët Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.

Sipas hetimit të SPAK, i pandehuri Arnold Rrokaj aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shpërndanë më pas tek persona të tretë.

Agim Ismaili, pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme