Kronika 25 March 2026, 10:01 Nga VNA

Mirlinda Karçanaj në SPAK: Dëshmia e Daniel Shimës dhe implikimi për tenderat e AKSHI-t, dyshohet pjesë e grupit të Agasit dhe Beqirit

Ndaje në Whatsapp
Mirlinda Karçanaj në SPAK: Dëshmia e Daniel Shimës dhe

Ish-shefja e AKSHIT Mirlinda Karçanaj u paraqit këtë të mërkurë në SPAK për të dëshmuar para oficerëve të BKH-së si person nën hetim. Ajo dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga dy biznesmenët e shumëkërkuar Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët janë në arrati.

Pyetja e saj vjen pas rrëfimit tronditës të Daniel Shimës, ish-zv.drejtorit të përgjithshëm të AKSHIT, që u zhduk muaj më parë në mënyrë të mistershme për 10 orë me radhë. Burimet konfirmojnë se Shima ka implikuar ish-eproren e tij Karçanaj lidhur me paracaktimet e tenderave, ndaj për këtë arsye SPAK e thirri për ta pyetur sërish atë.

Ish-shefja e AKSHIT mbahet në arrest shtëpie. Ndërsa për ish-vartësen e saj Hava Delibashi u zbut masa nga arrest shtëpie në detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme