Kronika 16 Tetor 2025, 09:40 Nga VNA

Inskenuan rrëmbimin e një personi për përfitim pasuror, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq katër persona

Ndaje në Whatsapp
Inskenuan rrëmbimin e një personi për përfitim pasuror,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për rrëmbim me qëllim përfitimi pasuror. Të pandehurit Sulejman Sina, Idajet Mashollari, Klinton Sina dhe Nikoleta Begolli akuzohen për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal.

Hetimet nisën pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila denoncoi se vëllai i saj ishte rrëmbyer dhe familjes i ishte kërkuar një shumë prej 2 milionë lekësh për lirimin e tij. Sipas Prokurorisë, rrëmbimi u organizua nga katër të pandehurit, ku viktima u mashtrua nga Nikoleta Begolli dhe më pas u rrëmbye me forcë, u mbajt i lidhur dhe u kërcënua për jetën nëse pagesa nuk kryhej.

Të dyshuarit rrezikojnë dënime që variojnë nga 10 deri në 20 vite burg.

Njoftimi:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 4 persona përfshirë edhe vajzën që e futi në kurth

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër shtetasit S.S., I.M., K.S., dhe N.B. për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2978, të regjistruar më 30.04.2025, nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj shtetasi E.V. ka marrë bashkëshorten në telefon ku i kërkonte të paguante sa më shpejt 2 milionë lekë pasi ishte në rrezik për jetën dhe vetëm kështu mund të kthehej në shtëpi.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasit S.S., N. B., I. M. dhe K.S. planifikuan rrëmbimin e shtetasit E. A. dhe e kanë realizuar atë me qëllim fitimin e pasurisë. Hetimet provuan se ata në afërsi të shkollës pedagogjike Tiranë, në momentin që shtetasi E.V. ka qenë me shtetasen N.B., janë afruar një mjet tip Golf, me ngjyrë të zezë dhe me forcë e kanë futuar atë në mjet ku i kanë vendosur edhe një kapuç në kokë, dhe e kanë çuar dhe në një vend tjetër, të largët.

Pasi e kanë futur në një banesë të vjetër, i kanë lidhur duart dhe i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë lekë, me pretendimin se shtetasi E. A, kishte ngacmuar shtetasen N.B. (bashkëjetuesja e shtetasit S.S). Më pas tre të dyshuarit kanë komunikuar në telefon me bashkëshorten e të dëmtuarit/viktimës, shtetasen M. A., e cila iu dërgoi të dyshuarve shumën e parave.

Të katër këta persona e kërcënuan shtetasin E.A. duke i thënë se nëse pagesa nuk do të kryhej, atëherë ata do t’i dërgonin fotot e tij dhe të shtetases N.B., bashkëshortës së tij, për t’i shkatërruar familjen dhe më pas do ta vrisnin.

Në përfundim të hetimeve, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se shtetasit S.S., N.B., I.M. dhe K.S. kanë konsumuar veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal, e cila parashikon se; rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme