Kronika 4 November 2025, 10:22 Nga VNA

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin

SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burgim për ish-deputetin socialist Alqi Bllako për akuzën e korrupsionit në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj, ndërsa si dënim plotësues është kërkuar heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite me radhë.

Bllako ishte dënuar më herët me 4 vite burg që reduktohej 2.8 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por vendimi u prish nga Apeli dhe kthye për rigjykim në GJKKO.

Sipas SPAK, Bllako akuzohet se ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej 119,715 eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të inceneratorit të Tiranës për blerjen e paisjeve për aktivitetin tregtar të babait të tij në Ersekë. Episodi i dytë që ish-deputeti akuzohet lidhet me propozimin e Vladimir Bezhanit që të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe të ndihmonte me konsulencë juridike gjatë kohës kur kishte lindur idea e projektit të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit. Për shërbimin e Bezhanit si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Bllako akuzohet se i ka kërkuar Klodian Zotos “Integrated Technology Services” sh.p.k, Klodian Zoto një shumë prej vlerës 7.5 milionë lekësh për punësimin fiktiv të Bezhanit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme