Kronika 25 October 2025, 09:20 Nga VNA

IMT shkatërron lokalin e vëllezërve Duka, të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi

Ndaje në Whatsapp
IMT shkatërron lokalin e vëllezërve Duka, të dyshuarit

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar këtë të shtunë përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë për të shkatërruar një lokal pa leje në zonë. Bëhet fjalë për lokalin në pronësi të vëllezërve Shkëlqim Duka dhe Florian Duka, të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi më 13 nëntor 2024 në Tiranë.

Familja Duka e kundërshton shembjen dhe i është drejtuar gjykatës me kërkesë për bllokim të veprimeve të mëtejshme, pasi pretendon se duke e shkatërruar lokalin në këtë mënyrë po shkatërrohen provat për ngjarjen që lidhet me vrasjen e biznesmenit. Policia e konsideroi lokalin si skenë krimi, pasi vëllezërit Duka, sipas hetimeve, nga shkallët e hotelit përballë vendit të kryerjes së vrasjes, përdorën një tunel brenda lokalit për t’u larguar.

Familja Duka pretendon se prishja e lokalit do të dëmtojë rëndë hetimet dhe do të mbulojë të vërtetën e vrasjes së Reçit, pasi as policia e as ata vetë nuk do të kenë mundësi të kryejnë eksperimente hetimore.

Ata shkojnë edhe më tej, duke shprehur se autoritetet, duke mos pritur vendimin e gjykatës, po nxitojnë të mbulojnë autorët e vërtetë të ngjarjes.

Shkëlqim Duka, oficer policie në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, dhe vëllai i tij Florian dyshohet se e vranë biznesmenin për shkak të një pallati që ai donte të ndërtonte dhe për konfliktet mbi pronësinë.

Të dy vëllezërit mbahen në paraburgim prej afro një viti nën dyshimet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme