Kronika 27 August 2025, 20:53 Nga VNA

IMT reagon pas arrestimit të inspektorëve për korrupsion: Kemi marrë masa duke i shkarkur nga detyra

Ndaje në Whatsapp
IMT reagon pas arrestimit të inspektorëve për korrupsion: Kemi

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë, ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe të Policisë, ku janë arrestuar tre inspektorë të dyshuar për korrupsion dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

IMT Tiranë shkruan se distancohet nga ngjarja dhe se ka marrë masa duke i shkarkuar edhe nga detyra punonjësit e akuzuar.

“Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, pas hekurave përfunduan Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.

Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tendat e vendosura në hapësirat publike.

Arrestimi mësohet se ka ndodhur në zonën e Kombinatit, në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku dhe janë sekuestruar amerat e sigurisë.

Reagimi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë:

Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.

Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.

Theksojmë se ky rast nuk përfaqëson punën dhe misionin e IMT-së. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar të vijojë punën me integritet, transparencë dhe profesionalizëm, në shërbim të interesit publik dhe në mbrojtje të territorit.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme