Kronika 11 April 2026, 17:29 Nga VNA

Skandali me aeroportin e Vlorës/ Lala: Tendera pa garë dhe pa procedurë, SPAK po heton zyrtarë të nivelit të lartë

Ndaje në Whatsapp

Skandali me aeroportin e Vlorës/ Lala: Tendera pa garë dhe pa

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 te moderatores Nisida Tufa, u ndal te skandali i aeroportit të Vlorës, për të cilin SPAK po heton. Ajo bëri me dije se fillimisht akuzat ishin ngritur ndaj dy anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, por aktualisht numri i tyre ka shkuar në shtatë, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre në lidhje me tenderat.

Sipas saj, hetimi i nisur nga SPAK ka filluar rreth pesë vite më parë, pas një denoncimi nga një kompani e përjashtuar nga gara. Në fokus është projekti i Aeroporti i Vlorës, i cili po ndërtohet në zonën e Nartës, një territor i diskutuar edhe për çështje pronësie dhe status të mbrojtur.

Nga hetimet paraprake rezulton se anëtarët e komisionit kanë favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, ku përfshihen Mabco Construction, YDA Group (e cila më pas është tërhequr) dhe 2A Group. Sipas Lalës, këto kompani nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm, por pavarësisht kësaj janë shpallur fituese. Ajo theksoi se hetimet nuk ndalen vetëm tek anëtarët e komisionit. Një pjesë e dytë e dosjes, e cilësuar “top secret”, përfshin zyrtarë të niveleve të larta, ndërsa po verifikohet roli i institucioneve, përfshirë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas gazetares, dyshohet se gara ka qenë e paracaktuar dhe kompanitë fituese janë përzgjedhur paraprakisht. Ndërkohë, projekti i aeroportit mbetet i bllokuar për shkak të përplasjeve mes aksionerëve, duke e lënë një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend në një situatë të paqartë. Në përfundim, Lala theksoi se, për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe mungesës së publikimit të emrave, duhet treguar kujdes në trajtimin e çështjes, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin përgjegjësitë në nivele më të larta.

Kur e kam raportuar lajmin ishin dhënë akuza për dy persona, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit. Sot janë 7 anëtarë, që akuzohen për shpërdorim për tenderat. Është hetim i nisur 5 vete më parë pas denoncimi të një kompanie që ishte përjashtuar nga gara. Aeroporti i Vlorës po ndërtohen në zonën e Nartës, që është përfolur për grabitje pronash. U diskutua shumë dhe për pjesën e zonës së mbrojtur, ndonëse qeveria e dha me koncesion. Nga hetimet e SPAK, rezulton se anëtarët e Komisionit të së dhënies së Koncesionit kanë favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomikë, ku bëhet fjalë për “Mabco Costruksion”, e Pacollit, “Yda Group” (Kompania turke që u tërhoq) dhe “2A Group”, që janë në përplasje të fortë me njëri-tjetrin, një kalavar i gjatë procesesh gjyqësore dhe kallëzime të ndërsjellta. Rezulton se këto kompani nuk kishin dokumentacionet e nevojshme, por anëtarët e këtij komisioni nuk i kanë konstatuar dhe e shpallën ftuese kompanitë. Por a janë këta 7 anëtarë fajtorët? Pjesa e dytë e hetimit përfshin zyrtarë të lartë, hetim që po mbahet top secret. Bëhet fjalë për hetim të zyrtarëve në nivele të larta. Bëhet fjalë për Ministrinë Infrastrukturës, që zti Rama e ka trumbetuar shumë këtë projekt. Këto kompani rezulton se janë paracaktuar. Rezulton se gara ishte e paracaktuar. Është duke u parë roli i zyrtarëve të lartë. Ajo që duhet të na shqetësojë sot është fakti se aeroporti i Vlorës ka ngelur peng, pasi ka përplasje mes dy aksionerëve. Për sa kohë nuk janë bërë publike emrat, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi bëhet fjalë për vepra të mëdha infrastrukturore.”, pohoi ajo.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme