Kronika 4 May 2026, 10:16 Nga VNA

Ilir Meta kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore ose arrest shtëpie, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore ose

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimin e bërë nga Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi u shpall sot, më 04.05.2026, nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri përmes mbrojtësit të tij, avokat Kujtim Cakrani, kundër vendimit të mëparshëm të GJKKO-së së Shkallës së Parë.

Meta kërkonte zëvendësimin e masës së arrestit me masa më të lehta sigurie, si arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrim paraqitjeje ose ndalim i daljes jashtë shtetit, por kërkesa e tij nuk u pranua.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme