Kronika 25 November 2025, 16:13 Nga VNA

Ilir Meta i kërkon SPAK-ut të pyetet për “21 Janarin”

Ndaje në Whatsapp

Ilir Meta i kërkon SPAK-ut të pyetet për “21 Janarin”

Partia e Lirisë njofton se kreu i saj, Ilir Meta, ka thirrur sot avokatin e tij Kujtim Cakranin, ku i kërkon që të pyetet për 21 janarin si person në dijeni.

Kreu PL i ka kërkuar avokatit që t'i bëjë kërkesë prokurorisë që të merret si person në dijeni në SPAK.

“Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”, thuhet në njoftimin e PL.

Kujtojmë se Ilir Meta ishte një nga arsyet pse Partia Socialiste atëherë në opozitë zhvilloi protestën e 21 Janarit. Tubimi erdhi pas videos së bujshme ku ish-ministri Dritan Prifti regjistroi bisedën me Ilir Metën për ryshfetin me 700 mijë euro.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme