Kronika 19 March 2026, 15:13 Nga VNA

Ilir Meta i drejtohet me tjetër kërkesë GJKKO-s, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp

Ilir Meta i drejtohet me tjetër kërkesë GJKKO-s, kërkon

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë.

Ai kërkon zbutjen e masës, duke pretenduar se nuk ka më asnjë arsye që të mbahet në paraburgim për sa kohë që hetimet kanë përfunduar dhe dosja ka kaluar për gjykim në themel. Në këto kushte nuk ekziston mundësia që ai të prishë prova apo të frikësojë dëshmitarët sikurse pretendon SPAK.

Sipas ligjit kërkesa do të shqyrtohet brenda afatit 5 ditor nga trupa gjykuese do të shqyrtojë akuzat penale ndaj ish-kreut të shtetit.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me cështjen CEZ DIA si dhe kontratat e lidhura nga ish Lëizja Socialiste për integrim me kompani lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme