Kronika 21 March 2026, 10:18 Nga VNA

Ilir Beqaj letër publike Gjykatës Kushtetuese pasi e lanë në qeli, krahason vetën me gjyqin ndaj Trump te Netanjahu

Ndaje në Whatsapp
Ilir Beqaj letër publike Gjykatës Kushtetuese pasi e lanë në

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar me një letër të hapur anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar ashpër vendimin e fundit ku nuk e ndryshuan masën e tij të sigurisë dhe e lanë në qeli. Në një komunikim që ndërthur analizën teknike ligjore me nota politike, Beqaj akuzon gjykatën për anshmëri dhe "higjienizim" të arsyetimit, ndërsa krahason situatën e tij me liderë botërorë.

"Paragjykimi ndaj personalitetit": Referenca te Trump dhe Netanjahu

Beqaj ka goditur arsyetimin e Gjykatës se procedimet e tij të mëparshme penale ndikojnë negativisht në vlerësimin e personalitetit të tij. Ai e konsideron këtë një goditje ndaj prezumimit të pafajësisë, duke sjellë si shembull liderë ndërkombëtarë që kanë vijuar karrierën pavarësisht hetimeve.

"Benjamin Netanjahu ka procedime penale, por vazhdon të jetë kryeministër i Izraelit. Silvio Berlusconi kishte disa procedime penale dhe ishte kryeministër i Italisë. Donald Trump ishte nën procedim penal në fushatën presidenciale, por u zgjodh president i SHBA," shprehet Beqaj në letrën e tij, duke shtuar se: "Numri i procedimeve penale në mjedise politike të polarizuara nuk mund të përdoret mekanikisht si tregues negativ i personalitetit të individit."

Beteja për "Ligjin e BE": Ndjekje penale apo "zbatim i tërthortë"?

Përtej krahasimeve politike, ish-ministri ndalet te baza ligjore mbi të cilën është ngritur akuza, duke vënë në dyshim nëse rregulloret e Bashkimit Evropian mund të shërbejnë si bazë për dënim penal në Shqipëri. Ai e cilëson "absurd" argumentin e gjykatave të zakonshme për zbatimin e legjislacionit të huaj.

"Çfarë do të thotë... 'zbatimi në mënyrë të tërthortë i legjislacionit të Bashkimit Evropian është një realitet...' në një proces penal në Shqipëri? A jeni të vetëdijshëm se çfarë po legjitimoni? A është kushtetuese ndjekja penale për moszbatim të tërthortë të çdo lloj legjislacioni? Po legjislacioni i BE-së, a është burim i së drejtës penale në Shqipëri?" pyet Beqaj, duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka lejuar "ndjekjen penale pa ligj."

Nuk duhet të hetohen nga SPAK, "Nuk jam subjekt i posaçëm"

Një pikë kyçe e argumentit të tij lidhet me juridiksionin e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme. Beqaj pretendon se detyra e tij si Drejtor i SASPAC nuk e bën atë automatikisht një "funksionar të lartë" që duhet të gjykohet nga këto struktura, duke kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë kufij.

"A është subjekt i nenit 135, pika 2, të Kushtetutës... drejtori i përgjithshëm i një agjencie në varësi të Kryeministrit? Ju duhet t’u vini fre një herë e mirë ndjekjeve penale të paligjshme që SPAK nis për subjekte jo të posaçme," deklaron prerë ai, duke shtuar se as GJKKO e shkallës së parë nuk e ka gjetur atë si subjekt të nenit 260 të Kodit Penal.

Në mbyllje të letrës, ish-ministri e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një "hallkë tjetër në zinxhirin e padrejtësisë institucionale", duke paralajmëruar se këtë betejë do ta vijojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme