Kronika 30 March 2026, 15:08 Nga VNA

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore, GJKKO cakton datën e shqyrtimit të kërkesës

Ndaje në Whatsapp

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore, GJKKO

Të martën, më datë 31 mars orë 11:30, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë për zëvendësimin e masës së sigurisë edhe kundrejt një garancie pasurore.

Beqaj, mbahet në paraburgimin e Durrësit, pasi është i pandehur për akuzën e korrupsionit me fondet e agjencisë SASPAK.

Ai do të synojë zbutjen e masës së sigurisë, për sa kohë hetimet kanë përfunduar dhe në këto kushte nuk ka më rrezik të prishë provat apo frikësojë dëshmitarët.

Beqaj është në gjykim për aferën e sterizilimit, ndërsa në shqyrtim paraprak dosja për abuzimet me fondet e BE-së.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme