Kronika 14 January 2026, 12:28 Nga VNA

Ilaçi i refuzuar nga BE, u legalizua në Shqipëri ditën e fundit te vitit 2025. Dyshime për ndryshimin e kritereve që favorizuan Megapharma

Ndaje në Whatsapp

Ilaçi i refuzuar nga BE, u legalizua në Shqipëri ditën e

Erjon Spahiu, kur mori detyrën në nëntor të 2025 në krye të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi se në fokus kishte bashkëpunimin me Agjencinë Europiane të Barnave, si kusht themelor për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor.

Por nga teoria në praktikë duket se po çedon që në nisje të drejtimit, pasi nuk po zbaton vendimet e EMA-s. efekt Alarmi europian e cilëson ilaçin antitumorial Nilotinib Pharmascience të pasigurt, ku në shumë vende të zhvilluara të BE-së është refuzuar regjistrimi për shkak të të dhënave klinike të pasakta, ndërsa në Shqipëri i hapen dyert përmes kompanisë Megapharma.

Procesi i dyshimtë në Agjencinë  Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore nxjerr në pah edhe trajtimin e pabarabartë të aplikuesve për regjistrimin e medikamenteve. Kur për distributorin shqiptar në pronësi të Rasim Hamzaraj dhe ndikimin e Klodian Allajbeut u mbyllën sytë gjatë analizave fillestare që nuk përmbushën as kriteret laboratorike vendase, aplikimi për medikamentin Nilotinib nga kompania Zentiva u refuzua menjëherë për të njëjtin problem laboratorik, pa i dhënë asnjë mundësi korrigjimi. Ky standard i dyfishtë ngre dyshime serioze për shkelje të parimit të barazisë para ligjit dhe favorizim selektiv të interesave private.

Top Channel i dërgoi një kërkesë për informacion AKBPM, se përse janë mbajtur dy qëndrime për të njëjtin ilaç të paraqitur nga operatorë të ndryshëm, por shpjegim nuk pati, vetëm një deklarim se aplikimet shqyrtohen në përputhje me ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik. Që provat në këtë rast tregojnë të kundërtën, ky veprim i Agjencisë Kombëtare të Barnave është në shkelje të rëndë të ligjit dhe në kundërshtim me standardet e Agjencisë Europiane të Barnave.

Dyshime serioze janë ngritur nga burime të Top Channel se Agjencia e Barnave ndër të tjera ka modifikuar dhe metodikën e analizave laboratorike për të favorizuar kompaninë Megapharma gjatë procesit të regjistrimit të ilaçit antitumorial Nilotinib Pharmascience. Mësohet se edhe pas zëvendësimit të mostrave fillestare të cilat rezultuan problematike në testin e disolucionit, një nga parametrat më kritikë për sigurinë dhe efektivitetin e ilaçit, sërish nuk u përmbushën kriteret, çka ka çuar në ndërhyrjen e vetë metodës së analizës.

Pra, AKBPM jo vetëm që nuk e refuzoi përfundimisht kërkesën e Megapharma, por ndonëse aplikimi i parë për Nilotinib u ndërpre në qershor 2025 për shkak të rezultateve të papranueshme, Agjencia e Barnave lejoi më pas zëvendësimin e mostrave dhe rihapjen e aplikimit. Pavarësisht deklaratave zyrtare të AKBPM se Nilotinib nuk është ende i autorizuar për tregtim në Shqipëri, burime nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se autorizimi është dhënë më 30 dhjetor 2025, duke thelluar edhe më tej paqartësitë dhe mungesën e transparencës institucionale në këtë çështje./Top Channal/

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme