Kronika 19 August 2025, 15:42 Nga VNA

“I veshur me rroba të errëta, kaskë….”. Çfarë tregojnë pamjet filmike për ekzekutimin e Artur Bashimit në Athinë

Ndaje në Whatsapp
“I veshur me rroba të errëta, kaskë….”.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin mafioz të Artur Bashimit në lagjen Agios Panteleimonas në Athinë. Momenti i vrasjes së 47-vjeçarit nga Gjirokastra është filmuar nga një kamera sigurie, e cila është këqyrur nga grupi hetimor.

Nga pamjet filmike rezulton se autori lëviz vetëm, i veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motorçiklete dhe doreza, në mënyrë që të mos lërë gjurmë. Referuar mediave greke rezulton se ai i afrohet Bashimit duke e qëlluar në gjoks. Ai tenton ta qëllojë përsëri, por arma i bllokohet. Policia deklaroi se gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë të përdorur dhe një fishek të paqëlluar.

Sipas mediave greke, që iu referohen burimeve policore, ekzekutori ka pasur informacion për lëvizjet e viktimës dhe ka zgjedhur një pikë dhe kohë specifike për ta qëlluar për vdekje dhe përçjellë mesazhin e tij. Identiteti i tij mbetet i panjohur, por policia po e shqyrton videon kornizë për kornizë për ta gjetur atë.

Artur Bashimi ishte një personazh i njohur për autoritetet greke, pasi rezulton i skeduar si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme