Kronika 4 February 2026, 11:40 Nga VNA

Krimi trondit Italinë/ Vëllai vret motrën, shkak muzika me volum të lartë

Ndaje në Whatsapp

Një vajzë 22-vjeçare, Jlenia Musella, u vra në Napoli pas një sherri familjar. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Villa Betania, në lagjen Ponticelli, por mjekët vetëm sa mundën të konstatonin vdekjen e saj. Vajza kishte një plagë të thellë pas shpine dhe shenja dhune në fytyrë.

Për krimin u arrestua vëllai i saj, Giuseppe Musella, 28 vjeç, i cili ishte zhdukur pas ngjarjes dhe më pas u vetëdorëzua në polici gjatë natës. Ai ka pranuar fajësinë. Sipas hetimeve të para, Jlenia fillimisht u godit me grushte dhe shpulla, përpara se të therrej për vdekje.

Krimi trondit Italinë/ Vëllai vret motrën, shkak muzika me volum

Shkak i konfliktit, sipas burimeve hetimore, dyshohet të ketë qenë muzika me volum të lartë. Vëllai donte të flinte dhe sherri mes tyre degjeneroi në agresion fatal. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në rrugë, mes britmash që alarmuan banorët e zonës.

Hetimet po zhvillohen nga Policia e Shtetit, nën koordinimin e Prokurorisë së Napolit. Arma e krimit ende nuk është gjetur dhe disa elementë mbeten për t’u sqaruar. Nuk rezulton që Jlenia të kishte bërë denoncime për përndjekje apo kërcënime nga persona të tjerë, çka i ka përqendruar hetimet brenda rrethit familjar.

Krimi trondit Italinë/ Vëllai vret motrën, shkak muzika me volum

Familja Musella jeton në lagjen Conocal, një zonë banesash sociale e ndërtuar pas tërmetit të vitit 1980, e njohur për problematika të shumta sociale. Megjithatë, autoritetet përjashtojnë përfshirjen e krimit të organizuar: bëhet fjalë për një tragjedi të ndodhur brenda familjes.

Jashtë spitalit Villa Betania u mblodhën familjarë, miq dhe banorë të zonës, mes dhimbjes dhe dëshpërimit. Situata u mbajt nën kontroll nga forcat e rendit, pa incidente.

“Ajo ishte gjithmonë një diell i ndezur. Është e pabesueshme të mendosh se buzëqeshja e saj u shua kështu”, tregojnë miqtë, duke kujtuar energjinë dhe gëzimin që Jlenia përcillte, edhe përmes rrjeteve sociale ku ishte shumë aktive.

Kryetari i Bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe theksoi angazhimin e institucioneve për të luftuar varfërinë dhe izolimin social në zonat më të vështira të qytetit. “Një tragjedi e rëndë”, e cilësoi ngjarjen edhe prefekti i Napolit, Michele di Bari, duke siguruar se drejtësia po vepron me shpejtësi./ANSA 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme